Falcao: Kemi kapacitet të ndryshojmë situatën

Zgjedhjet 2013

Falcao: Kemi kapacitet të ndryshojmë situatën

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:16

Chelsea është në krizë të rezultateve në Premier League. Kampionët anglez janë në pozitë të palakmueshme përkatësisht në vend të 16-të me 8 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara. Humbja e fundit në konak me rezultat 3:1 nga Sauthampton ka qenë një goditje e rëndë për të kaltrit. Futbollistët e kësaj skuadre shpresojnë se do të këndellen në javët e ardhshme. Sulmuesi i Chelseat, Radamel Falcao, është i bindur se ekipi i tij mund të kthehet në lojëra të mira. “Unë jam në rregull, duke u rritur, çdo ditë ndihem më mirë. Nëse rezultatet nuk janë më të mirë të Chelseat, ne kemi kapacitet të ndryshojmë situatën”, ka thënë Falcao.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat