Patëm fat që James nuk shënoi

Zgjedhjet 2013

Patëm fat që James nuk shënoi

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 16:39

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa i tërhoqi vëmendjen skuadrës për episodin e 11 metërshit të pësuar në momentin kur ndeshja ishte fiksuar në shifrat 2-0. Sipas Josës, ekipi pati një shpërqëndrim të momentit por më pas gjithçka shkoi në drejtimin e duhur.

“Patëm fat që James nuk shënoi. Nga skuadra jam i kënaqur sepse po zhvillon ndeshje të mira. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Për trajnerin e kampionëve të vendit, të gjithë lojtarët që ka në dispzocion janë titullarë dhe kjo e ka ndihmuar ekipin të regjistrojë një start të tillë.

“Në momentin që shënuam golin e parë dhe Laçi mbeti me 10, kundërshtarët ranë psikologjikisht. Jam shumë i kënaqur sepse të gjithë lojtarët që kam në dispozicion janë në gadishmëri për të dhënë maksimumin. Duhet të jemi të përgatitur që të gjithë lojtarët të jenë sa më të kujdesshëm”.

Në krahun tjetër, trajneri i Laçit, Armando Cungu theksoi se rrjedhën e ndeshjes e ndryshoi ndërhyrja e Shetës në pjesën e parë.

“Nëse James do të kishte shënuar rrjedha e ndeshjes mund të kishte ndryshuar. Ndeshja mori një drejtim tjetër pas daljes së Shetës që bëri një ndërhyrje që mund ta kishte evituar. U mundëm nga një ekip shumë i mirë si Skënderbeu. Në pushim i kërkova ekipit të mbrohej mirë dhe të kundësulmonim. Për çudi pësuam një tjetër gol në pjesën e dytë. Nuk ishte dita jonë sepse edhe penalltinë e humbi lojtari jonë më i mirë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat