Abrashi e Freiburgu importuan pikë nga Karlsruheri

Zgjedhjet 2013

Abrashi e Freiburgu importuan pikë nga Karlsruheri

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:28

Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi e skuadra e Freiburgut u kthyen të pamposhtur nga Karlsruheri. Freiburgu barazoi me rezultat 1:1 me Karlsruherin, në takimin e javës së dhjetë të Bundesliga II. Freiburgu ishte afër trepikëshit, pasi udhëhoqën me 1:0 në minutën e 90-të, kur shënoi Peterson, por pas një minute Manzon barazoi rezultatin 1:1. Abrashi luajti standard, ndërsa Freiburg është në vend të dytë me 21 pikë, sa ka edhe i pari Bochum. Eroll Zejnullahu u paraqit deri në minutën e 82-të për Union Berlinin dhe si mysafir mposhten me rezultat 2:1 nga Braunschweig.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat