Smalling: Nuk i dhamë shumë raste Wolfsburgut

Zgjedhjet 2013

Smalling: Nuk i dhamë shumë raste Wolfsburgut

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 16:48

Tri pikët e para por shumë të ëmbla për Manchester Utd në garat e Champions League. në grupin B është një renditje shumë interesante në Champions, sepse katër skuadra janë me pikë të njëjta (3): PSV, Manchester Utd, CSKA M. e Wolfsurg. Mbrojtësi i Manchester Utd, Chris Smalling, është i ngazëllyer që shënoi golin e fitores (2:1) kundër Wolfsburgut, duke ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij. “Ne e filluam keq, pasi pësuam gol. Por ne krijuam shumë raste dhe e merituam fitoren. Ne nuk i dhamë atyre shumë raste. E merituam fitoren. Ne e dinim se ata luanin nga krahët, Anthony Martial ishte arma e duhur kundër tyre”, ka thënë Smalling.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat