Shqipëria në Danimarkë

Zgjedhjet 2013

Shqipëria në Danimarkë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:04

Kombëtarja shqiptare la shtëpinë e përkohshme kuqezi në Treviso të Italisë ku u ishte grumbulluar që prej të dielës, në kuadër të përgatitijeve për sfidën vendimtare me Danimarkën për një kualifikim direkt në euro 2016. Pak pas mesditës të gjithë pjesëtarët e përfaqësueses kaluan momentet e fundit në tokën italiane, me emocionet që sa vinin e shtoheshin në prag të një udhëtimi ndoshta unik në historinë e futbollit shqiptar. Të shkëputur disa caste nga impenjimi me futbollistët mjeku Edmond Celiku dhe trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi shfaqen të qeshur dhe plot optimizëm për misionin me Danimarkën, ndërsa Hysaj, i mërzitur për dëmtimin që pësoi me Napolin, informohet nëpërmjet internetit për zhvillimet më të fundit.

Migjen Basha në shoqërinë e Bekim Balajt gjen kohën për të shfletuar shtypin italian. E vështirë të kuptosh se çfarë po mendon Ergys Kace, i cili shijon edhe panoramën që të ofron krahina e Trevisos, ndërsa Ermir Lenjani për të çtensionuar atmosferën e pragndeshjes me danezët merr përsipër të bëjë rolin e gazetarit.

Rreth orës 14:30, i gjithë stafi i kombëtares u paraqit në Aeroportin Marco Polo të Venecias, për të udhëtuar për rreth një orë e gjysmë drejt Kopenhagenit, kryeqytetit të Danimarkës, ku do të zhvillohet sfida e shumëpritur me formacionin e Morten Olsen.(SS).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat