FFK vazhdon bashkëpunimin...

Zgjedhjet 2013

FFK vazhdon bashkëpunimin...

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:56

Në zyrat e FFK-së është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe “Air Prishtina”. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri ka falënderuar kompaninë “Air Prishtina” për bashkëpunim dhe përkrahje për katër vite me radhe dhe kjo flet se sa ishte i çmueshëm ky bashkëpunim. Ne tash jemi në prag të pranimit në institucionet ndërkombëtare dhe besoj se ne do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë të ndërsjellë që kemi krijuar. FFK-ja gjithmonë do t’i ruajë miqtë dhe partnerët e saj.

Nga ana e tij Avni Geci përfaqësues i “Air Prishtina”, duke nënshkruar marrëveshjen, theksoi se për kompaninë tonë ishte një privilegj të punojmë me FFK-në dhe ta ndihmojmë aq sa kemi pasur mundësi. Neve na gëzon çdo sukses i FFK-së dhe po ashtu mendojmë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të jemi partner mbështetës i FFK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat