Hysaj alarmon kampin

Zgjedhjet 2013

Hysaj alarmon kampin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 11:18

Futbollisti Elseid Hysaj mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biassi për ndeshjen e 4 Shtatorit kundër Danimarkës në Kopenhagen edhe pse vetë mbrojtësi shkodran shprehet optimist. Hysaj që alarmoi stafin në kampin stërvitor ku u paraqit me një problem muskulor, i është nënshtruar analizave të detajuara ku mjekët kanë arritur të zbardhin shkallën e dëmtimit. Bëhet fjalë për një kontraktim të lehtë dhe Hysaj pritet të bashkohet me grupin në stërvitje të Enjten. Mjekët në stafin e kombëtares nuk japin afate rikuperimi por vetë lojtari duket optimist për t’ë zbritur në fushë të Premten në mbrëmje. Në një intervistë për Sport News ai thekson se do të bëjë maksimumin për të ndihmuar ekipin në Danimarkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat