Mbizotëruan notarët e ‘Termopanit’

Zgjedhjet 2013

Mbizotëruan notarët e ‘Termopanit’

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:17

Është zhvilluar Kupa e Republikës së Kosovës në not për të gjitha kategoritë në pishinën “Euro-Park”në Zllakuqan të Klinës. Sipas FNK-së, morën pjesë nëntë klube të Kosovës me rreth 90 garues. Gara ka qenë me rivalitet e me cilësi të mirë, ndërsa dominuan garuesit nga klubi prishtinas, ‘Termopan’.

Rezultatet, meshkujt: vendi i parë në 50 metra krol Fatlum Halimi (Orllani) me kohë të kaluar 00.26.75 sekonda, pastaj: 100 m. krol Meriton Veliju (‘Termopan’) 01.01.81; në 400 m. krol Granit Godeni (Vëllaznimi) 06.14.20; në 50 me bretkosë Laurit Muja (‘Termopan’) 00.34.06, në 100 m. bretkosë Meriton Veliju ((‘Termopan’) 01.14.34; në 50 m. shpinë Ardit Hyseini (‘Termopan’) 00.32.23; në 100 metra shpinë Ardit Hyseini (‘Termopan’) 01.12.34; në 50 m. delfin Meriton Veliju (‘Termopan’) 01.28.85; në 200 metra mix Taulant Telaku (Besa) 02.58.52 minuta. Te femrat, e para doli në 50 metra krol Flaka Pruthi (‘Termopan’) 00.29.87 sekonda;

në 100 metra krol Melisa Zhdrella (‘Termopan’) 01.07.06; në 400 m. krol Delvina Shala (Prishtina) 06.51.03; në 50 metra bretkosë Melisa Zhdrella (‘Termopan’) 00.37.50; pastaj në 100 metra bretkosë 01.23.25; në 50 metra shpinë Flaka Pruthi (‘Termopan’) 00.35.12; në 100 m. shpinë Elena Hasani (Zenit) 01.33.12; në 50 metra delfin Flaka Pruthi (‘Termopan’) 00.32.73; në 100 m. delfin Elena Hasani (Zenit) 01.43.53 dhe 200 metra mix 03.36.19 minuta. Fitues të Kupave në plasmanin e përgjithshëm në kategori u shpallen - femrat: seniore - ‘Termopan’ me 90 pikë, po ashtu edhe te junioret me 45 pikë, te kadetet me 45 pikë dhe pionieret Prishtina me 73 pikë. Te meshkujt: ‘Termopan’ për seniorë i pari me 73 pikë, po ashtu edhe te juniorët me 86 pikë sikurse edhe të pionierët me 113 sosh dhe të fatosat me 56 pikë, kurse Besa te kadetët me 131 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat