Tragjedi në rally

Zgjedhjet 2013

Tragjedi në rally

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:08

Pas disa rrokullisjes makina mori flakë papritur, ndërkohë që dy pilotët nuk dolën dot dhe mbetën të karbonizuar në makinë
Pamje tronditëse edhe për forcat zjarrëfikëse, që nuk patën mundësi të ndërhynin menjëherë, pasi ardhja e tyre në vendngjarje ndodhi shumë vonë.

Tragjedi në garat rally të Italisë, ku një pilot dhe ndihmësi i tij kanë humbur jetën, të dy zviceranë, pasi makina e tyre është përfshirë nga flakët. Piloti Stefano Campana dhe ndihmësi i tij Robin Munz, nuk kanë mundur të dalin nga makina e tyre, pasi ajo doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe. Pas disa rrokullisjes makina mori flakë papritur, ndërkohë që dy pilotët nuk dolën dot dhe mbetën të karbonizuar në makinë, raporton telesport.

Pamje tronditëse edhe për forcat zjarrfikëse, që nuk patën mundësi të ndërhynin menjëherë dhe ardhja e tyre në vendngjarje ndodhi shumë vonë, duke mos shuar dot flakët në kohë. Gara rally zhvillohej në zonën e Carlazzo, në provincën e Como në Itali, ndërkohë që kampionati është ndërprerë pas aksidentit tragjik. Shkaku i daljes nga pista mësohet të jetë shpejtësia e madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat