Triumfi i dytë i Alban Nuhës

Zgjedhjet 2013

Triumfi i dytë i Alban Nuhës

Nga: Fazli BERISHA Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:10

Çiklizëm: Tour de Kosova- edicioni i 15-të-etapa e tretë

Vetëm një ditë para përfundit të edicionit të 15-të të Tour de Kosova, çiklisti i Përfaqësueses së Kosovës Alban Nuha pasi kishte fituar etapën e parë arriti të ngadhënjejë edhe në etapën e tretë kështu duke ju afruar vetëm një hap drejt titullit kur ka mbetur vetëm etapa e 4-t e fundit. Nuha triufojë në shtegun Pejë-Prizren të gjatë 103 kilometra pasi përshkoi për kohë prej 2h34’37”, duke lënë pas në vendin e dyë Besmir Banushin e Apollonisë dhe në pozitën e tretë kolegun e tij nga Përfaqësuesja e Kosovës Ylber Sfefa. Pas tri etapave në renditjen e përgjitshme prinë Alban Nuha me kohë të përgjithshme 10h00’04” dhe vetëm një hap e ndajnë që ta fitojë këtë edcion.

Të dielën çiklistët do të garojnë për etapën e 4-t të fundit të këtij edicioni të Tour de Kosova në shtegun Prizren-Prishtinë të gjatë 124 kilometra. Shtegu mund të thuhet se është i sheshtë, por pjesa e shtegut që kalon nëpër Prevall e Brezovicë ka karakter kodrinor, ndonëse jo me shkallë vëshirësie të madhe. Çiklistët nisën nga qyteti i Prizreni që kemi dhënë në shkrimine kaluar karaketristika dhe përfundon në kryeqyetin e Kosovës. Prishtina kryeqyteti i Kosovës është i vensour në pjesën jug-lindore të Kosovë me një pupullësi rreth gjysmë milioni. Është një qytet i lashtë ku gjetjet e para neolite u gjetën qysh në shek. e 8-të, ku u shtri qyteti Ulpiana dhe shteti i Dardanisë. Ulpiana ishte qyteti më i mirë e perandorisë romake dhe pas termetit që pësoi më 518 vendosi të ndërtoi qyetin me një shkëlqim të paparë. Në kohën e pushtimit serb 201-1208 qyeti u zgjerua për rreth. Ndërsa gjatë perandorisë osmane ishte urbanizuar e shkrimtari i njihur turk Evlia Çelebi, duke vizituar Prishtinën në 1660 ishte i impresionuar me kopshtet e saj të bukura dhe vreshtat.

Në shek. e 17-të Pjetër Bogdani arrriti që me 6 mijë luftëtarë shqiptarë u vu në mbështetje të ushtrisë austro-hungareze për të mboshtur otomanët. Ka një ekonomi që kryessht bazohet në adminsitratën komunale dhe ate qëndrore si dhe bizneset numri të cilave arrinë në 9 mijë sosh. Ka një trashëgimi kulturore më më shumë se 37 xhami, kisha katolike dhe ajo sllave. Katedrala e Nënës Terezë. Hamami Sulltan Mehmet fatihut si dhe xhamia me po të njëjtin emër. Sahat kulla dhe ka muzeun kombëtar si dhe atë etnologjik që është i vendosur në Emin Gjik. Tetarin kombëtar dhe parku Gërmia janë vetëm disa nga veçoritë që përbjnë shifrën e 21 monumenteve historike.

Organzohen shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, të filmit e muzikës. Ka Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës ku organizohen shumë ekspozita me famë botërore. Ka klube sportive, ndër to veçohet klubi i futbollit “Prishtina” e themelua më 1922 dhe gati të gjitha llojet e sporteve. Ka shumë figura kombëtare e ndërkombëtare me të cilat mburret kryeqyteti i Kosovës Prishtina, qendër e dijes Universiteteve publike dhe të tjera si dhe Akademinë e Shkencave të Kosovës. Këtu do të mbyllet edicioni i 15-të i Tour de Kosova.
Etapa e tretë
1. Alban Nuha(Kos) 2h34’37”
2. Besmir banushi (A)Apollonia) 2h34’41”
3. Ylber Sefa (Kos) 2h34’50”
4. Demir Muliç(Mali i Zi) 2h38’22”
5. Leard Bregu (A)Apollonia) 2h39’30”

Renditja e përgjithshme
1. Alban Nuha(Kos) 10h00’04”
2. Besmir banushi (A)Apollonia) 10h00’22”
3. Ylber Sefa (Kos) 10h00’31”
4. Demir Muliç(Mali i Zi) 10h04’03”
5. Leard Bregu (A)Apollonia) 10h05’11”
Renditja ekipore
1. Apollonia ((Shqip) 30h10’44’’
2. Kosova 30h12’55’
3. Malta 30h34’19’
4. Velo-M(Mak) 30h53’08’
5. Mali i Zi 31h08’28’


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat