Rossi e Lorenzo, i hapin luftë njëri-tjetrit

Zgjedhjet 2013

Rossi e Lorenzo, i hapin luftë njëri-tjetrit

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:42

Me nga 211 pikë në krye të renditjes, Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo do të nisin nga kjo e diel një duel “kokë më kokë” për titullin kampion në Moto GP. Janë ende edhe 7 gara për t’u zhvilluar dhe dy pilotët e Yamaha ndajnë kreun e renditjes, në një duel brenda familjes. Të dy pilotët do t’i hapin “luftë” njëri-tjetrit, ndërkohë që kampionati i Moto GP ka hyrë në fazën e tij më interesante.

Të dielën zhvillohen garat e Çmimit të Madh të Anglisë, në pistën e Silverstone, ndërkohë që “i treti i tepërt” në këtë mes do të jetë Marc Marquez, me 52 pikë më pak në renditje, por që me paraqitjet e tij mund të ndikojë në këtë Botëror. Ai në garë mund të bëhet pa dashje aleat i ndonjërit prej pilotëve të Yamaha, raporton telesport.

“Për mua situata është mjaft e mirë, – deklaron Lorenzo, që virtualisht është i pari, pasi ka më shumë fitore se shoku i skuadrës. – Por mendojm se edhe për Rossin gjithçka është “ok”. Këto dy vite jemi përpjekur shumë për të ndërtuar këtë motor dhe sot duelojmë për titull. Arrita që gradualisht të rikuperoj disavantazhin e garave të para dhe shpresoj që këtë ritëm ta kem deri në fund edhe pse do të jetë një sfidë e fortë. Marrëdhëniet me Valentinon janë shumë të mira, korrekte dhe të dy duam të fitojmë titullin kampion”, u shpreh spanjoll Lorenzo, që këtë vit ka 5 fitore.

Rossi, që këtë sezon është ngjitur gjithnjë në podium, ka vetëm 3 fitore, por qëndrueshmëria e tij gjatë të gjitha garave e ka ngjitur në krye të renditjes. “Me Jorge është një betejë e fortë dhe e ekuilibruar. Më duket disi e pabesueshme që pas 11 garash kemi pikë të barabarta, kjo është diçka fantastike. Tani do të jetë më e vështirë, pasi të dy kemi të njëjtin motor, kemi një formë të mirë dhe do të jetë pista ajo që do të vendosë se kush do të fitojë. Jam i kënaqur që jam ngjitur gjithnjë në podium, por garat e fundit kanë treguar se duhet të jap ende më shumë në pistë”, tha Rossi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat