‘Gjimmat’ paralajmërojnë atmosferë të zjarrtë në Pejë

Zgjedhjet 2013

‘Gjimmat’ paralajmërojnë atmosferë të zjarrtë në Pejë

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:48

Të shtunën në stadiumin “Shahin Haxhiislami në Pejë do të zhvillohet ndeshja mes Istogut dhe Prishtinës, e vlefshme e javës së dytë të elitës së futbollit. Tifozët ‘Gjimma’ paralajmërojnë atmosferë të zjarrtë dhe në përkrahje të Istogut. “Do të udhëtojmë në mënyrë të organizuar për në Pejë, dhe deri me tani kemi arritur ti sigurojmë tre autobus.

‘Gjimmat’ falënderojnë kryetarin e Klubit z.Ismajl Bytyqi dhe drejtorin z.Fazli Bytyqi për përkrahjen që po na japin neve si Tifozë dhe ndihmën financiare që të përgatitemi për këtë sezon. Një falënderim i madh shkon edhe për Komunën e Istogut, përkatësisht Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Bedri Hajzeraj i cili gjithmonë është treguar i gatshëm që të na ndihmojë.
Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve që sa më masovikisht të vini dhe ta përkrahim klubin tonë të zemrës në ndeshjen e radhës kundër KF Prishtinës”, thuhet mes të tjerat nga ‘Gjimmat’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat