Dy basketbollistë që luajtën në Kosovë gjejnë ekipe të reja

Zgjedhjet 2013

Dy basketbollistë që luajtën në Kosovë gjejnë ekipe të reja

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 16:28

Dy nga playmakerët më kualitativë që zbarkuan edicionin e kaluar në Kosovë: Nic Wise (Peja) dhe Ken Brown (Trepça), janë bërë me skuadra të reja.

Derisa playmakeri që barti fanellën e KB Peja - Nic Wise, dhe që ishte ndër më meritorët që Peja fitoi Kupën dhe ngriti lojën e saj karrierën do ta vazhdojë në Zvicër. Wise është bërë pjesë e skuadrës - Geneve Lions,që njëherit është edhe kampione e Zvicrës. Wise tek Peja luajti me një mesatare prej 10.4 pikëve dhe 7.9 asistime për ndeshje. Kurse në BIBL kishte një mesatare prej 11.3 pikëve,dhe 7.7 asistimeve për ndeshje.

Kurse, playmakeri amerikan - Ken Brown,që në pjesën e parë të edicionit vjeshtorë barti fanellën e Trepçës,dhe ishte lojtari i huaj që kishte shkëlqyer dhe dalluar më së shumti në Superligë, po ashtu ka gjetur arazhman pas suksese të treguara në Kosovë dhe Poloni. Ken Brown është bërë pjesë e skuadrës - Groningen,që është shpallur nënkampion në Holland,dhe që do të marrë pjesë në FIBA Europe Cup,ku garon edhe Sigal Prishtina. Brown tek Trepça luajti me një mesatare të shkëlqyeshme prej 25.4 pikëve për ndeshje,9.6 asistime për ndeshje,dhe 5.6 kërcime për ndeshje, raporton faqja e basketbollit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat