Interi do Champions League

Zgjedhjet 2013

Interi do Champions League

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:48

Interi mjaft ka vuajtur dhe tani synon që t’i kthehet luftës për të siguruar një vend në garat e Champions League. Futbollisti Joao Miranda flet për herë të parë si interist që prej transferimit të tij. “Nëse arrijmë këtë objektiv atëherë mund të luftojmë për tituj”, tha Miranda, duke shtuar se ishte Mancini ai që e bindi të transferohej në Inter. “Zgjedhja ishte e lehtë pasi më bënë një ofertë shumë të mirë që ishte e vështirë ta refuzoje”, ka thënë futbollisti brazilian.

Miranda del në mbrojtje të skuadrës që është mundur në katër miqësoret e zhvilluara, duke theksuar se fitoret nuk shërbejnë për asgjë, ndërsa disfatat do të shërbejnë për të riparuar gabimet në grupin zikaltër. “Duhet të flasim shumë me njëri-tjetrin dhe të rritemi së bashku. Duhet të jemi të bashkuar për të ndërtuar një repart solid në mbrojtje”, tha Miranda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat