Marchisio: Kush do të jetë rivali ynë?

Zgjedhjet 2013

Marchisio: Kush do të jetë rivali ynë?

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:07

Futbollisti i Juventusit, Claudio Marchisio, Milanin e konsideron si rival të fortë. Në edicionin e ri në Serie A pritet të jetë luftë më e fortë për titullin e kampionit. “Nëse duhet të zgjedhja se kush do të jetë rivali ynë për këtë sezon, do të thosha Milani për shkak të historisë dhe kush janë ata tani. Por edhe se nuk kanë fituar për shumë vite. Është normale që ne të shikohemi si favoritë pasi kemi fituar katër herë radhazi. Por ne do e marrim shumë seriozisht, pasi e dimë se do të jetë shumë e vështirë, ashtu siç ishte në sezonin e kaluar”, ka thënë Marchisio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat