Hysaj debutoi me napolitanët

Zgjedhjet 2013

Hysaj debutoi me napolitanët

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 11:53

Futbollisti Elseid Hysaj ka debutuar në mënyrën më të mirë në miqësoren e djeshme të Napolit në “Allianz Riviera” ndaj Nices, i cili është konsideruar si tepër i suksesshëm për mbrojtësin shqiptar.

Edhe pse napolitanët janë mundur 3:2 dhe kanë mbetur me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të marrë nga Callejon, ata janë vlerësuar për perfomancën e tyre në këtë test të parë nën kursin e ri të teknikut Sarri

Brenda konteksit të vlerësimeve pozitive ka qenë edhe debutimi i shkodranit Hysaj. Ai në pjesën e dytë zëvendësoi Ghoulam (46’), duke dëshmuar se është një investim i garantuar për të tashmen dhe të ardhmen e napoletanëve. "La Gazzeta dello Sport" shkruan sot se futbollisti shqiptar luajti me shumë autoritet duke e vlerësuar me notën 6.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat