Kërkojnë miliona euro për Kaçen

Zgjedhjet 2013

Kërkojnë miliona euro për Kaçen

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:13

Edhe pse është një nga titullarët e padiskutueshëm në radhët e skuadrës së PAOK-ut, zërat mediatikë për të ardhmen e Ergys Kaçes nuk ndalen. Pak javë pas sinjaleve për një interesim të mundshëm nga ana e Udineses dhe disa klubeve nga Turqia, mediat e vendit fqinjë i rikthehen edhe një herë çështjes së mesfushorit kuqezi. Sipas faqes së specializuar “Football-Land. GR”, agjenti i mesfushorit, Janis Evangelopoulos ka zhvilluar një takim të shkurtër me drejtorin sportiv të klubit nga Selaniku, Frank Arnesen. Faqja në fjalë thekson se agjenti kërkon të nënshkruajë një kontratë me më shumë të ardhura për lojtarin, qoftë kjo edhe larg PAOK-ut.

Gjithsesi, klubi bardhezi ka vendosur pikat mbi “i” duke mos ndryshuar nga qëndrimi për të kërkuar 4 milionë Euro për kartonin e lojtarit të lindur në Korçë. “Football-Land” shkruan gjithashtu se nëse paguhet një shumë e tillë, nuk do të jetë aspak problem që PAOK ta lejë të lirë lojtarin shqiptar të rritur në radhët e të rinjve të këtij klubi. Në shkrimin e publikuar zbulohet edhe një detaj interesant sepse sipas “Football-Land” në të shkuarën është kontaktuar edhe nga Fiorentina, por drejtuesit e PAOK-ut mendojnë t’i propozojnë një kontratë të re me një rritje të ndjeshme të pagës, për ta mbajtur sa më parg skuadrat që synojnë shërbimet e mesfushorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat