Debutimi i Ronaldinhos me fanellën e Fluminenses

Zgjedhjet 2013

Debutimi i Ronaldinhos me fanellën e Fluminenses

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:11

Debutimi i Ronaldinhos me fanellën e Fluminenses i ka lënë më gojë hapur tifozët brazilianë dhe ata që ishin skeptikë për formën e tij. Ish-ylli i Barcelonës, që në futbollin elitar europian ka luajtur edhe për PSG dhe Milanin, ka fituar duartrokitjet e publikut në fitoren 1:0 ndaj Gremios, në javën e 16 të kampionatit brazilian.

Fituesi i topit të artë në vitin 2005, tregoi se mbetet një lojtar magjik, ndonëse ka 35 vite mbi supe. Dinho nuk mundi të shënonte në këtë debutim, edhe pse iu afrua golit me një goditje dënimi, megjithatë goli që i dha tri pikë Fluminenses lindi pikërisht nga këmbët e tij.

Gjatë 90 minutave të lojës cdo prekje e topit nga ana e tij shoqërohej me ovacione nga publiku i Maracanas.

Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 77, kur Ronaldinho shpiku një assit perfekt për Wellington Paulista, i cili ftoi në skion Marcos Junior, që nuk mund ta shpërdoronte mundësinë që iu dha. Në përfundim të ndeshjes, Roni falenderoi të gjithë tifozët për pritjen e ngrohtë, duke u premtuar se ka ende për të bërë për t’i kthyer në formën e tij më të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat