Kryeziu zverdhet, Hyka në 8 minutat e fundit

Zgjedhjet 2013

Kryeziu zverdhet, Hyka në 8 minutat e fundit

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:51

Luzerni importoi tri pikë të mëdha në përballje me Thun-in, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran. Futbollisti Lezcano në minutën e 89-të me golin e tij heshti vendasit dhe ia siguroi fitoren me 1:0 Luzernin. Hekuran Kryeziu u paraqit standard dhe Jahmir Hyka nga minuta e 82-të, e ndihmuan ekipin për të fituar. Kryeziu është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 35-të, megjithëkëtë, ka treguar lojë të mirë. Luzern aktualisht është në vend të dytë me 5 pikë, ose ka një fitore e dy barazime, kurse Thuni mban e shtatë me tre pikë të mbledhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat