Memushaj i Pescara-s

Zgjedhjet 2013

Memushaj i Pescara-s

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:07

Futbollisti Ledian Memushaj është plotësisht një futbollist i Pescara-s. Drejtuesit e klubit nga krahina e Abruzzos kanë arritur marrëveshjen me Leccen për blerjen përfundimtare të kartonit të mesfushorit të kombëtares kuqezi, dhe tashmë Memushaj mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës një futbollist i Pescara-s.

Sezonin e fundit 28-vjeçari vlonjat shkëlqeu me fanellën e skuadrës bardhekaltër në Serie B, dhe Pescara kurrsesi nuk dëshironin të humbisnin shërbimet e lojtari shqiptar. Klubi i Serie B e transferoi Memushajn nga Lecce një vit më parë në formë huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni. Pescara e aktivizoi këtë opsion që ekzistonte në marrëveshjen mes dy klubeve dhe sic zbulojnë mediat italiane për një shifër prej 170 mijë eurosh arriti ta bënte të vetin kartonin e Ledian Memushajt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat