TOP Football nga Prishtina trajnime te Ajax-i

Zgjedhjet 2013

TOP Football nga Prishtina trajnime te Ajax-i

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:02

Drejtuesit e shkollës së futbollit, TOP Football lajmërojnë se një grupmoshë e tyre do të zhvillojë një trajnim njëvjeçar te Ajax Youth Academy.

Organizimi i shkollave të futbollit në Prishtinë ka rritur nivelin e bashkëpunimit edhe me klube e akademi të huaja të futbollit.

"Futbollistët e “TOP Football” grup-mosha 2005/2006, trajnerët dhe menaxhmenti do të ndjekin trajnim të veçantë një javë në “Ajax Youth Academy” De Toekomst, Amsterdam, në shtator 2015", thuhet në njoftimin e TOP Football.

"Zhvillimi i futbollit kërkon ekspertizë, cilësi, përvojë, ndaj dhe mbështetemi e zhvillohemi bashkë me më të mirët në botë – me Ajax. Bashkë përjetojmë futbollin, krijojmë mundësi dhe perspektivë për futbollistë".
"Së shpejti edhe me programe e aktivitete të tjera në vend dhe jashtë vendit…", premtohet nga drejtuesit e TOP Football.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat