Real Madridi mbi gjithë të tjerët

Zgjedhjet 2013

Real Madridi mbi gjithë të tjerët

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:54

Real Madrid mbi gjithë të tjerët për sa i përket financave. Barcelona fitoi Championsin por rivalët më të mëdhenj të katalanasve pavarësisht suksesit sportiv të blaugranave mbeten shumë më të pasur. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” publikoi klasifikimin e 15 klubeve apo shoqërive sportive më me vlerë në të gjitha sportet dhe Los Blancos me një vlerë prej 3.26 miliardë dollarësh janë në krye të listës. Në këtë mënyrë me strategjinë e tij të marketingut dhe imazhin global Reali arrin të triumfojë edhe ndaj kolosëve të sportit amerikan, pasi menjëherë pas spanjollëve vijnë Dallas Cowboys skuadër e futbollit amerikan dhe New York Yankees në kuotën e 3.2 miliardë dollarëve dhe pas treshes së podit vijnë skuadrat e futbollit.

Barcelona gjendet në vendin e katërt me 3.16 miliardë dollarë dhe pas klubit katalanas në vendin e pestë ndodhet Mancghester United me një vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat