Çdo gjë shkoi keq

Zgjedhjet 2013

Çdo gjë shkoi keq

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:36

Pilotët e Mercedesit nuk patën paraqitje ashtu siç pretenduan. Lewis Hamilton u rendit i gjashti dhe Nico Rosberg dy pozita më poshtë për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Shefi i Mercedes Totto Wolff nuk e bën dramë paraqitjen e skuadrës së tij. “Në Hungaroring çdo gjë shkoi keq për ne. Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar ishte një fundjavë jo shumë pozitive por vetëm kaq. Në provat zyrtare të dy pilotët tanë u paraqitën shumë mirë, por në garë gjërat për ne u ndërlikuan ndjeshëm. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qëndrojmë të përqendruar dhe të ruajmë avantazhin që kemi ndaj rivalëve në klasifikim”, tha Wolf. Hamilton kryeson në renditjen e përgjithshme me 202 pikë, i ndjekur nga Rosberg (181), Sebastian Vettel (160) etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat