Young Boys-Luzern ndahen baras, dy shqiptarë titullarë

Zgjedhjet 2013

Young Boys-Luzern ndahen baras, dy shqiptarë titullarë

Nga: K.Goca Më: 26 korrik 2015 Në ora: 12:51

Florent Hadërgjonaj u paraqit nga minuta e parë në fanellën e nënkampionit, Young Boys, e cila para shikuesve barazoi 1:1 me Luzernin, në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Hadërgjonaj bëri lojë të mirë me ekipin e tij, por punët iu komplikuan edhe më shumë kur nga minuta e 64-të mbetën pa një futbollist, ngase Benito u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Hekuran Kryeziu luajti deri në minutën e 78-të dhe Jahmir Hyka u aktivizua nga minuta e 82-të, duke iu gëzuar pikës së madhe të Luzernit. Bertone në minutën e 12-të shënoi për ekipin vendas, kurse Lezcano (34’) barazoi rezultatin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat