Filloi me aksidente dhe frikë! Hamilton dominoi

Zgjedhjet 2013

Filloi me aksidente dhe frikë! Hamilton dominoi

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 19:01

Filloi me aksidente dhe frikë Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1, me meksikanin Perez që pati një përplasje të frikshme në sesionin e parë duke i futur të dridhurat të pranishmëve në Hungaroring, por që për fat nuk pati pasoja për pilotin e Force India, që arriti të dalë me këmbët e tij nga makina. Gjithsesi skuadra e tij nuk zbriti më në pistë pas këtij momenti.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrave, Mercedes dominoi sërish me Lewis Hamilton që dhe në Hungari vendosi kohën më të mirë me 1 minutë 23 sekonda e 949 të qindtat, duke lënë pas dy makinat Red Bull të Kvyat dhe Ricchiardos, ndërsa në vendin e katërt u rendit shoku I skuadrës së britanikut, gjermani Nico Rosberg. Ferrari sërish vazhdon të qëndrojë pas me Kimi Raikkonen që u rendit i pesti, teksa pati dhe probleme me krahun e pasmë të makinës në pjesën e parë të provave. I shtati u pozicionua gjermani Vettel, ndërsa në mes dy makinave të Ferrarit u vendos Sainz me makinën e tij Toro Rosso. 10-tëshja e parë mbyllet me Mclarenin e Alonsos dhe dy makinat Ëilliams të Bottas dhe Massës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat