Një ‘dhuratë’ nga shiu!

Zgjedhjet 2013

Një ‘dhuratë’ nga shiu!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:35

Sebastian Vettel, pilot i Ferarrit, gjithsesi se është i kënaqur me vendin e tretë në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe që u mbajt në Silvertone. Ai lehtë ka mundur të mbetet jashtë podiumit, por ishte më fat dhe falë një ‘dhurate’ nga shiu ngjitet në vend të tretë. “Shiu na erdhi për mbarë. Pa shi, nuk do e arrija vendin e tretë. Kështu është Anglia, ke diell dhe pas dy minutash nis shiu. Ne bëmë zgjedhjen e duhur, hymë në bokse në momentin perfekt”, tha Vettel. “Jam i kënaqur me Vettel, ka treguar edhe një herë tjetër se di të zgjedhë momentin perfekt për ndryshimin e gomave. Por, duhet të tregohemi të ndershëm dhe të pranojmë se pa shi, gara do të kishte përfunduar ndryshe”, ka thënë shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat