Behrami afër Fiorentinës

Zgjedhjet 2013

Behrami afër Fiorentinës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 13:46

Valon Behrami është gati të veshë sërish fanellën e Fiorentinës. Mesfushori 30-vjeçar ka vendosur të largohet nga Hamburgu skuadër tek e cila luajti gjatë sezonit të fundit për tu rikthyer në Firence. Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit vjollocë futbollisti me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës ka pranuar të ulë edhe pagën për të qenë sërish pjesë e Fiorentinës.

Drejtuesit e klubit nga Firence i kanë ofruar Behramit një kontratë 2-vjeçare, por për shërbimet e mesfushorit interesohen edhe shumë klube të tjera dhe Fiorentina pavarësisht dëshirës së 30-vjecarit duhet të shpejtojë nëse dëshiron të firmosë me futbollistin. Sezoni i fundit dhe njëkohësisht i pari me fanellën e Hamburgut ishte një nga më të dobëtit në karrierën e Behramit. Ish lojtari i Napolit nuk u përshtat aspak në skuadrën e tij të re dhe zhvilloi vetëm 16 ndeshje me Hamburgun në Bundesligë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat