Kundërpërgjigjet

Zgjedhjet 2013

Kundërpërgjigjet

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:24

Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter hidhet në kundërsulm për të shmangur përgjegjësitë për caktimin e Botërorit 2018 dhe 2022 respektivisht Rusisë dhe Katarit. 79-vjeçari zviceran në një intervistë për mediat gjermane zbuloi se Franca dhe Gjermania, dy superfuqi të Evropës politike por edhe të futbollit, kanë ushtruar presion te përfaqësuesit e tyre që Rusia dhe Katari të ishin kandidaturat fituese.

“Ish-Presidenti i Frances, Nicolas Sarkozy dhe ai gjerman Christian Wulff bënë gjithçka që të influenconin tek përfaqësuesit e tyre me të drejtë vote. Kjo është arsyeja përse Kupa Botës do të zhvillohet në Katar. Ata që vendosën për të duhet të mbajnë përgjegjësi tashmë.

”Një lëvizje mbrojtëse kjo e Blatter, që kërkon ta ruajë të pastër figurën e tij, pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë institucionin që ai drejton që nga viti 1998.

“Unë veproj me parimet e udhëheqësit. Nëse shumica e Komitetit Ekzekutiv dëshiron një Botëror të zhvillohet në Katar, atëherë mua më duhet ta pranoj. Federata gjermane e Futbollit mori një rekomandim nga presidenti i vendit Wulff për të votuar për Katarin për interesa ekonomike”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat