Dy korriku në botë njihet si dita ndërkombëtare e gazetarëve të sportit

Zgjedhjet 2013

Dy korriku në botë njihet si dita ndërkombëtare e gazetarëve të sportit

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 15:17

Në Kosovë nuk do të ketë asnjë aktivitet të organizuar, por nga viti i ardhshëm Bordi i ri i Shoqatës, mëton që këtë ditë ta shënoj e festoj në mënyra të ndryshme, si p.sh organizimin e seminarëve kombëtar e ndërkombëtar, organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, vizita pune, etj.
Me këtë rast Shoqata e Gazetarëve Sportiv Profesionist të Kosovës uron të gjithë gazetarët sportiv me një telegram urimi.
“Të nderuar kolegë,
Në emër të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv Profesionist të Kosovës, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e ditës ndërkombëtare të gazetarëve sportiv.

Sot kujtojmë zotimin dhe përkushtimin e kolegëve tanë gazetarë në vend dhe botë për përmirësimin e kushteve dhe përsosmërinë profesionale në punën e tyre.
Si kolegë, në këtë ditë të rëndësishme, ju përgëzoj për punën e palodhshme dhe sakrificën për informim të drejtë të opinionit pavarësisht vështirësive me të cilat përballeni.

Njëherësh shpreh përkushtimin dhe përkrahjen tonë si SHGSPK-së, në ngritjen e fjalës së lirë dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në të gjitha fushat që ata veprojnë në Kosovë.
SHGSPK inkurajon të gjithë gazetarët sportiv të raportojnë drejt dhe pa asnjë rezervë për të gjitha aktivitetet sportive në vend dhe jashtë saj, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë në zhvillimin e sportit tonë por edhe ngritjen profesionale dhe realizimin e plotë të misionit tonë.


Duke e parë frymën dhe vullnetin e Bordit të ri të Shoqatës, besoj fuqishëm se ky do të jetë viti i fundit që gazetarët e sportit në Kosovë, do të jenë jashtë Asosiacionit Ndërkombëtarë të Gazetarëve Sportiv “AIPSA”, thuhet nga Arlind Grantolli, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv Profesionist të Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat