Raikkonen s’e ka situatën mirë...

Zgjedhjet 2013

Raikkonen s’e ka situatën mirë...

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:52

Piloti Kimi Raikkonen nuk e ka edhe situatën bash të mirë në ekipin e Ferarrit. Finlandezi ka nevojë për një mrekulli rikonfirmimi tek kokëkuqja. I vetmi që e shpëton atë për momentin është Sebastian Vettel. Mes dy kampionëve të botës, gjithçka shkon mirë, por për Maurizio Arrivabene-n, rinovimi bazohet mbi paraqitjen në shteg por edhe tek marrëdhëniet me skuadrën. Kimi ka gjasa të reduktuara gjithnjë e më shumë lidhur edhe me kontradiktat dhe kritikat publike në drejtim të inxhinierëve që punojnë për makinën e tij. Vendimi për pilotët e sezonit të ri do të merret brenda këtij muaji dhe gara e fundjavës së ardhshme mund të nisë fundin e karrierës së Raikkonen te Ferrari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat