Gomes: Ronaldo është një prej opsioneve!

Zgjedhjet 2013

Gomes: Ronaldo është një prej opsioneve!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 13:46

Diskutohet se do të jetë apo jo Cristiano Ronaldo pjesë e Portugalisë U-23 për Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Portugalia rrezikon të përplaset me Real Madridin pas mundësisë së grumbullimit të Ronaldos në mesin e tre futbollistëve të moshës mbi 23-vjeç. Nëse ai është ende futbollist i Realit para edicionit 2016-17, atëherë ‘mbretërit’ do ta kundërshtojnë angazhimin e tij në ekipin e Portugalisë për shkak se do të ndeshet me datën e fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri. “Është mundësi. Mund t’i marrim tre futbollistë të moshës mbi 23 vjeç dhe Ronaldo është një prej opsioneve. Ende nuk kemi marrë një vendim përfundimtar”, tha presidenti i FPF, Fernando Gomes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat