Vargas nuk prek në tokë!

Zgjedhjet 2013

Vargas nuk prek në tokë!

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:18

Futbollisti i kombëtares së Kilit, Eduardo Vargas, nuk prek në tokë nga gëzimi, për faktin se me dy golat e tij e ka kualifikuar kombëtaren e tij në finalen e madhe të Kupës së Amerikës. Ai me dy golat e tij ia siguroi fitoren Kilit me rezultat 2:1 kundër Perusë. “Kam praktikuar goditjet të shtunën dhe e vërteta është se çdo goditje shkonte brenda. Kjo bëri që të kisha shumë vetëbesim”, ka thënë Vargas. Ai beson se do ta fitojnë edhe titullin, sepse është i bindur se po luajnë më së miri deri më tash në këtë garë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat