Kukësi, Laçi e Partizani, njohin gjyqtarët!

Zgjedhjet 2013

Kukësi, Laçi e Partizani, njohin gjyqtarët!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:08

Me 2 korrik skuadra e Kukësit, Partizani, dhe Laçi do të nisin aventurën e tyre në Europa League. Të tria këto ekipe pjesëmarrëse në Europa League kanë njohur tashmë edhe gjyqtarët që do të gjykojnë sfidat e para. Duhet thënë se skuadrat shqiptare kanë qëlluar disi me fat, pasi të tre kanë njëfarë përvojën edhe në sfidat ndërkombëtare, shkruan Sportal.al. Spanjolli Carlos Del Serro është përcaktuar për sfidën Laçi – Inter Baku. Del Serro ka stemën e ndërkombëtarit prej vitit 2013 dhe ka gjykuar vetëm 3 takime të kupave të Europës. Kukësi – Torpedo Zhodino do të ketë një zviceran.
Sasha Amhof ka një përvojë të vogël në sfidat evropiane. Ai ka gjykuar vetëm dy ndeshje të Europa League si i parë. Irlandezin Pol Makloglin është emri i përzgjedhur për Stromsgodset – Partizani. Vitin e kaluar ai ka debutuar si gjyqtar i parë në një sfidë të kupave të Evropës.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat