Tare e Lazio synojnë Huntelaarin

Zgjedhjet 2013

Tare e Lazio synojnë Huntelaarin

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 11:24

Skuadra e Lazios ëndërron për sulmuesin holandez të Schalkes 04, Jan Klas Huntelaarin. Bardhekaltërit po mendojnë për një përfaqësim dinjitoz në sezonin e ardhshëm që përkon dhe me rikthimin e tyre në Champions League. Për momentin drejtuesit me Igli Taren në krye po mendojnë për strategjitë e afatit kalimtartë verës, ku kërkohet një mesfushor i majtë dhe një sulmues. Por ndërkohë kupola drejtuese e kryeqytetasve po kërkon të blindojë dhe yjet e skuadrës për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz të paktën në fazën play-of të Championsit. Në këtë mënyrë Lazio kërkon të hyjë në elitën e futbollit evropian teksa pasi është interesuar për brazilianin Alexandre Pato, tashmë mësohet që ëndrra e vërtetë të jetë 31-vjeçari Huntelaar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat