Starova në krye të Partizanit

Zgjedhjet 2013

Starova në krye të Partizanit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:45

Sylejman Starova, i cili mban edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm në klubin e kuq, është dhe trajneri i fundit që i ka dhënë një titull Partizanit nga Tirana, 22 vjet më parë në sezonin 1992-1993.
Presidenti Demi e ka ngarkuar Starovën për ndërtimin e skuadrës që do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Europa League, atje ku Partizani rikthehet pas shtatë vitesh.
Starova është një emër i njohur në ambientin e trajningut shqiptar e sidomos atij kryeqytetaas, pasi 59-vjeçari ka fituar edhe titullin kampion me Tiranën e sezonit 2004-2005.
Përveç Partizanit dhe Tiranës, Sulejman Starova ka drejtuar edhe Besën e Kavajës, Teutën e Durrësit dhe Kukësin. Ai ka qenë për një periudhë shtatëvjeçare Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat