Basketbollistët e ftuar për përfaqësuesen e Kosovës U-20

Zgjedhjet 2013

Basketbollistët e ftuar për përfaqësuesen e Kosovës U-20

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:37

Trajneri i Kosova U-20 në basketboll, Ilir Selmani, ka ftuar basketbollistët më të mirë të rinj për stërvitje që do të vazhdojnë të premten në ora 14.00 në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

Në stërvitje janë ftuar këta lojtarë: Ujkan Karanezi, Mërgim Jakupi, Ardit Beqiri, Blendi Kadusha, Samir Zekiqi, Erris Nushi, Kujtim Sadiku, Agon Selmani, Leonard Mekaj, Egzon Kuçi, Gent Shabani, Lorik Kllokoqi, Burim Zekiqi, Mirza Muriç, Musab Mala dhe Arian Memeti. Duhet theksuar se Kosova do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun. Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik në Szekesfehervar të Hungarisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat