Juventusi përgatit strategjinë për Barcelonën!

Zgjedhjet 2013

Juventusi përgatit strategjinë për Barcelonën!

Më: 28 maj 2015 Në ora: 12:05

Dita e 6 qershorit nuk është lart dhe aty do të shihet se Barcelona apo Juventusi do të janë kampion të Evropës. Finalja e Champions League që luhet në Berlin pa dyshim se ngritë edhe tensione sportive mes dy skuadrave me renome dhe që janë kampion të ri në shtetin e ri. Barcelona e ka sulmin më të mirë në botë dhe loja e saj vlerësohet stilit si me kompjuter e programuar, ndërsa Juventusi që ka mbrojtje të hatashme dhe vështirë edhe kalohet. Finalja e Championsit 2003 do të mbetet ndoshta një peng për gjithë jetën për Pavel Nedved. Atë kohë ceku mori një karton të verdhë pasi ndëshkoi me një gol fantastik në gjysmëfinale Realin e Madridit dhe më pas Juventusi i tij humbi me penallti në finale ndaj Milanit.

Tani ish fituesi i Topit të Artë do të bëjë tifo sërish për Juven e tij në finalen e garave madhor, këtë herë kundër Barcelonës. Nedved duket se i ka idetë mjaft të qarta mbi mënyrën se si Allegri duhet të imponojë ndeshjen. “Duhet të kërkojmë t’i bezdisim vazhdimisht me sulmuesit tanë, duhet ti sulmojmë dhe të luajmë gjasat tona”, tha Nedved.

“Nëse i presim pas kjo do të thotë që herët a vonë të pësojmë një gol, ata janë mësuar me këto situata kur një skuadër mbyllet, dhe dinë t’i menaxhojnë mjaft mirë. Është një ndeshje teke dhe forma fizike e skuadrave do të luajë një rol vendimtar. Një skuadër që mund të rreshtojë Messin, Suarez e Neymar e nis me epërsinë 2:0 çdo ndeshje”. E sigurt është se Juventusi tani që ka arritur në finale, as nuk e çon ndër mend që të pushojë së ëndërruari.

“Fitorja e Championsit do të ishte shumë domethënëse edhe për mua . Nuk e prisnim të arrinim deri këtu, por e meritojmë. Pasi mposhtëm Realin na është rritur besimi. Nuk do të ikim në Berlin vetëm për të marrë pjesë. Kjo nuk është diçka që i shkon Juventusit. Buffon? Ai është një fenomen, i mungon vetëm kjo Kupë dhe në Berlin duhet ta ngrejë ai”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat