Kritikon organizatorët

Zgjedhjet 2013

Kritikon organizatorët

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:31

Tenisti i mirënjohur zviceran, Roger Federer, ka kritikuar organizatorët e turneut prestigjioz ‘Roland Garros’ që zhvillohet në Paris.
Federerit iu afrua një tifoz i ri në moshë për të bërë foto, ashtu siç i ka ndodhur të gjithë këto ditë edhe në terrenet stërvitore të turneut francez. Kjo gjë ka nisur ta bezdisë Federerin, i cili ka kritikuar organizatorët e këtij turneut. “Më duket se turneu nuk po reagon siç duhet ndaj këtyre episodeve”, tha Federer. Drejtori i turneut, Gilbert Ysern, kërkoi ndjesë: “Bëhet fjalë për një gabim profesional. Personeli i sigurisë nuk e ka bërë siç duhet punën. Të gjithë duan të bëjnë “selfie” me lojtarët, por askush nuk duhet të hyjë në pistë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat