Dominuan pilotët e Mercedesin në provat e lira

Zgjedhjet 2013

Dominuan pilotët e Mercedesin në provat e lira

Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:24

Gjithsesi reshjet e papritura të shiut nuk e ndalën aspak marshimin e Mercedes që regjistroi kohët më të mira me Hamilton e Rosberg njëri pas tjetrit, të ndjekur nga dyshja e Ferrarit, Vettel e Raikkonen për Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1. Pas këtij sesioni provash, Hamilton nuk kishte si t’i shmangej interesit të gazetarëve në lidhje me kontratën e re trevjeçare që firmosi me Mercedes, për vetë faktin se ndërkohë ka pasur zëra për një kalim të mundshëm te Ferrari.

“Sinqerisht e them se kurrë nuk kam dyshuar te rinovimi. Isha i bindur se skuadra kishte dëshirë të vazhdonte bashkëpunimin që vjen natyrshëm pas suksesit të vitit të shkuar. Ishte thjesht çështje kohe. Drejtuesve të Mercedes ua bëra të qartë se nuk isha në bisedime me ndonjë palë tjetër dhe besoj se edhe ata kanë bërë të njëjtën gjë”, tha Hamilton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat