Mund të fitojmë sërish

Zgjedhjet 2013

Mund të fitojmë sërish

Më: 6 maj 2015 Në ora: 15:57

Vazhdon festa në Torino. Fitorja e Juventusit me rezultat 2:1 kundër Real Madridit, i bën të lumtur jo vetëm tifozët e Juves, por edhe të gjithë italianët. Një fitore që ngriti moralin e ‘Zonjës së Vjetër’ për takimin e kthimit, e cila luhet me 13 maj në Santiago Bernabeu. Të gjithë italianët shpresojnë se Juve do të futet në finalen e madhe që po e presim me vitet e vite.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se bëmë lojë të madhe ndaj kampionit evropian. “Fituam rundin e parë dhe mbetet të bëjmë gjithçka të mërkurën e ardhshme në ‘Bernabeu’. Sigurisht se do të jetë vështirë, por do te provojmë të bëjmë më të mirën. Jemi të lumtur me fitoren dhe lojën tonë të pjekur që bëmë. Ne jemi të bindur se ne mund të fitojmë sërish”,ka thënë Chiellini.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat