Historike për taekwondon!

Zgjedhjet 2013

Historike për taekwondon!

Më: 6 maj 2015 Në ora: 14:15

Federata e Taekwondo-së të Kosovës ka arritur të listohet në rangun e Federatave më të dalluara në histori të këtij sporti pasi kryetari i saj z. Nuhi Gashi dhe sportisti më i suksesshëm z. Durim Berisha janë ftuar edhe zyrtarisht të jenë pjesë e “Official Taekwondo Hall of Fame” i cili është institucioni i vetëm në botë që vlerëson rezultatet e arritura në fushën e menaxhimit dhe garimit në Taekwondo. Është kjo hera e parë që një sportist apo punëtor sportiv nga Kosova arrin këtë nivel.

Duke u bazuar në punën e tij e cila u finalizua me pranimin në Federatën Botërore dhe duke çmuar angazhimin e tij në përgatitjen e sportistëve më të dalluar të Kosovës z. Nuhi Gashi është ftuar të pranojë çmimin e anëtarësisë në këtë institucion.
Ndërsa për shkak të background-it të jashtëzakonshëm në rezultatet sportive z. Durim Berisha është bërë pjesë e sportistëve më të dalluar në histori të këtij sporti. Berisha është ndër të vetmit sportist në botë që ka arritur të sigurojë medalje në pesë kategori të ndryshme të garimit në një periudhë brenda 5 viteve. Përndryshe Berisha është sportisti i parë i cili ka fituar medalje për Kosovën në aktivitetet zyrtare të Federatës Botërore të Taekwondo-së.
Ceremonia zyrtare për vitin 2015 do të mbahet më 25 Shtator 2015 në Zagreb të Kroacisë, tha nga FTK-ja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat