Rose dhe Gasol janë vendimtarë për fitoren e Chicagos

Zgjedhjet 2013

Rose dhe Gasol janë vendimtarë për fitoren e Chicagos

Nga: K.G. Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:15

Ekipi i Chicagos si mysafir shënoi fitore me shtatë pikë dallim (99:92) kundër Cleveland Cavaliers-ave, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Konferencës së Lindjes në basketboll. Derrick Rose me 25 pikë e Pau Gasol me 21, ishin vendimtarë në triumfin e Chicagos e cila tani udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 1:0. Te vendasit Irving ka qenë më i dalluari me 33 pikë, ndërsa James bëri lojë të mirë, por nuk arriti të realizojë më shumë se 19 pikë. Në ndeshjen tjetër. Los Angelos Clippersat bënë lojë të madhe dhe mposhtën me rezultat 117;101 Houstonin, ndeshje e Konferencës së Perëndimit. Ekipi i Clippersave udhëheqin me rezultat 1:0 në seri të fitoreve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat