Gashi zëvendësues, Baseli triumfoi

Zgjedhjet 2013

Gashi zëvendësues, Baseli triumfoi

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:07

Atmosferë fantastike në stadiumin “St. Jakob Park” në Basel, ku ishin të pranishëm 28.852 shikues, Baseli shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Grasshoppersit. Shkëlzen Gashi është paraqitur nga minuta e 46-të, ndërsa për mysafirët Amir Abrashi luajti deri në minutën e 38-të, kurse Shani Tarashaj inkuadrohet në atë të 66-tët. Grasshoppersi kaluan të parët në epërsi me golin e Ravet (45’), kurse vendasit bënë kthesë në rezultat me golat e Elneny (55’) e Callas (59’). Baseli kryeson bindshëm me 70 pikë dhe pesë javë pa përfunduar kampionati pothuajse edhe e ka siguruar titullin e kampionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat