Shkëlqimi i Sadikut, një gol dhe dy asistime

Zgjedhjet 2013

Shkëlqimi i Sadikut, një gol dhe dy asistime

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:52

Sulmuesi shqiptar, Berat Sadiku, dëshmoi super lojë në fanellën e Thun-it dhe ishte më i merituari për fitoren me rezultat 4:0 kundër Vaduzit. Futbollisti shqiptar shënoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë. Sadiku shënoi në minutën e 6-të, ndërsa asistoi në golat e Reinmann (22’) e Sulmoni (45’). Sulmoni shënoi edhe në minutën e 36-të. Sadiku luajti titullar, ndërsa për Vaduzin Naser Aliji u paraqit standard, kurse Hekuran Kryeziu nga minuta e 77-të. Pas javës së 31-të në elitën zvicerane, Thun është i treti me 49 pikë, kurse Vaduz klasifikohet i nënti me 30 pikë të mbledhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat