Super Vijona, me normë evropiane

Zgjedhjet 2013

Super Vijona, me normë evropiane

Nga: K.G. Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:37

Atletja e Kosovës, Vijona Kryeziu, shkëlqeu në Mitingun e Tivarit. Ajo pëveç që fitoi medaljen e artë, ka arritur normën evropiane për juniore të vjetra në disiplinën 400 metra me kohë 55.38 sekonda. “Norma e Kampionatit Evropian është 55.50 sekonda, ndërsa kjo ngjarje mbahet me 16-19 qershor në Suedi”, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës.

“Në Tivar morën pjesë 9 shtete të Ballkanit, kurse Kosova fitoi tri medalje të arta dhe dy të argjenta. Të artë janë: Vijona Kryeziu (400 metra), Astrit Kryeziu (400 metra), Erudit Rysha (kërcim në lartësi), ndërsa të argjendtë: Musa Hajdari (1500 metra) dhe Granit Kryeziu (800 metra).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat