Cila është e vërteta për shqiptarin në lidhje me Juventusin?

Zgjedhjet 2013

Cila është e vërteta për shqiptarin në lidhje me Juventusin?

Më: 28 prill 2015 Në ora: 19:17

Futbollisti Rey Manaj te Juventus apo jo? Pak ditë më parë mediet italiane e quajtën të mbaruar transferimin e futbollistit të U 21 të Shqipërisë te gjigantët Italian, por klubi i Cremoneses e mohoi arritjen e një marrëveshje. Gjithsesi menaxheri i futbollistit shqiptar, Alberto Maria Fontana, i njohur ndryshe si Jimmy, për “Sport News” zbuloi se me Juventusin ka kontakte konkrete për realizimin e marrëveshjes.

“Nuk janë thjesht zëra afatit kalimtar, pasi ka një interesim të vazhdueshëm të Juventusit për të siguruar shërbimet e Manajt. Cremonese e mohoi nëpërmjet komunikatës, sepse realisht nuk kishte asgjë të përfunduar, megjithatë ne jemi vazhdimisht në kontakt me bardhezinjtë.

Rey është një futbollist shumë i talentuar dhe Juventus nuk është e vetmja skuadër që ka shfaqur interes për të, madje nëse do të më duhej të përmendja emra, më të thjeshtë do ta kisha të përmendja emrat e skuadrave që nuk janë interesuar për të, sesa ato që kanë dëshirë ta kenë lojtarin e tyre. Në këto kohë nuk është e thjeshtë të gjesh një lojtar të talentuar si Rey, dhe aq më tepër me personalitetin që ai ka.

Gjithsesi Juventus e dëshiron dhe ne jemi të hapur për arritjen e një marrëveshjeje por duhet të respektojmë dhe vendimin e Cremoneses, me të cilën lojtari ka një kontratë deri në vitin 2017.

Fontana gjatë intervistës zbuloi se ka pasur telefonata dhe nga Reali i Madridit për Rejin, por ai si menaxher i Manajt kërkon që klienti i tij të gjejë më mirë një skuadër që do të ndihmojë rritjen e tij sesa një ekip të madh në emër dhe ku Rey do ta kishte të vështirë të luante.
“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse Rey ka nevojë të rritet ende si futbollist. Ne mund të na kërkojë dhe Reali i Madridit, që në fakt nuk mund të them se nuk na ka telefonuar, por e rëndësishme për lojtarin është të gjejë një skuadër ku ai ndihet mirë, që do ta ndihmojë të zhvillohet ende më tej. Duhet t’i hedhim hapat një e nga një dhe të bëjmë zgjedhjen që është më e mirë dhe për vetë lojtarin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat