Bayerni lufton për Gundoganin

Zgjedhjet 2013

Bayerni lufton për Gundoganin

Më: 28 prill 2015 Në ora: 12:45

E përditshmja gjermane “Bild”, mëngjesin e kësaj të marte paralajmëronte se Bayerni i po përpiqej t’i rrëmbente një tjetër lojtar të rëndësishëm Dortmundit, por pa e zbuluar emrin, duke publikuar vetëm siluetën e tij. Për të apasionuarit e futbollit gjerman nuk ishte e vështirë për ta kuptuar se bëhej fjalë për Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit me Dortmundit skadon në verë të 2016.

24-vjeçari nuk ka marrë ende një propozim për rinovimin e kontratës, ose më saktë edhe vetë futbollisti me origjinë turke nuk është i interesuar për ta vijuar karrierën me verdhezinjtë, cka lë të kuptohet që në fund të sezonit mesfushori i përfaqësueses gjermane do të largohet nga Dortmundi. Kohët e fundit është përfolur për një interesim të Manchester United, por duket se e ardhmja e Gundogan do të jetë në Bundesligë.

Arsyeja pse Bayerni kërkon të sigurojë shërbimet e turko-gjermanit lidhet me zhvillimet që pritet të ndodhin në mesfushën e kampionëve të Bundesligës. Bastian Schveinstieger, i cili i ka kaluar të 30-ta, përflitet se kërkon një eksperiencë të re në MLS, ndërsa 33- vjecari Xabi Alonso nuk jep më garanci për të ardhmen.
Gjithsesi, për të rrëmbyer Gundogan, Bayerni duhet të derdhë në arkat e Borussias 30 milionë Euro, për të mposhtur konkurrencën e rivalëve të tillë si M. United, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Arsenal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat