Çdo ndeshje si finale për Besën!

Zgjedhjet 2013

Çdo ndeshje si finale për Besën!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:34

Gabimet më të vogla tani janë të kushtueshme për skuadrat që luftojnë për titull, gjithsesi edhe për ato për ekzistencë. Sa vjen e afrohet fundi i kampionatit në Raiffeisen Superligë, gjithnjë e më dinamike bëhet lufta për titullin e kampionit. Besa e Pejës po dëshmohet gjithnjë e më e fortë në pjesën pranverore.

Për shtatë ndeshje ka gjashtë fitore e një humbje dhe kjo është dëshmia më e mirë për formën e saj të jashtëzakonshme. Pejanët janë në vend të dytë me 44 pikë dhe vetëm katër pikë larg kryesuesit, Feronikelit nga Drenasi dhe ka dy më tepër se Prishtina që mban vendin e tretë.

Si duket këto tri skuadra deri në fund do të shtyhen se cila do të jetë kampion. Besa arriti tri pikë të mëdha në Gjilan, duke e mundur me rezultat 1:0 Dritën. Futbollisti Dugagjin Gashi ka qenë autor i golit të fitores. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se ishin tri pikë shumë të mëdha dhe i bëjnë edhe më bindës synimet për titull.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat