Ministri i sportit përgëzon shahistët

Zgjedhjet 2013

Ministri i sportit përgëzon shahistët

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:06

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, me rastin e pranimit të Federatës së Shahut të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shahut uroj drejtuesit e Federatës së Shahut dhe shahistët e Kosovës për këtë të arritur. Shala i përgëzon drejtuesit e federatës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shahut të Kosovës.

Po ashtu, përgëzon shahistët, duke iu uruar suksese në avancimin e mëtejmë të këtij sporti. Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka theksuar Shala dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat