Martinez tregon se si e gjunjëzuan Manchester Utd

Zgjedhjet 2013

Martinez tregon se si e gjunjëzuan Manchester Utd

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:17

Evertoni ka shijuar ndër fitoret më të lezetshme në edicionin e sivjetshëm në Premier League. Ata në vatër të vet e mposhtën me rezultat 3:0 Manchester Utd. Trajneri i Evertonit, Roberto Martinez, është i fascinuar me angazhimin e futbollistëve të tij dhe për fitoren bindëse në “Goodison Park”.

Ai tregon se ku ndezi më së shumti fitorja e thellë. “Meritat shkojnë për ekipin. Ne përballeshim me një skuadër të shkëlqyeshme dhe, nëse shikoni në rezultatet që ata kanë nxjerrë së fundmi, ne e dinim se duhet të jemi në formën më të mirë. Mendoj se çdo lojtar individual ishte në nivel fantastik, që nga personaliteti që kishim, përqendrimi në mbrojtje dhe intensiteti. Ishim dinamik në kundërsulme, dhe për ta mbajtur Manchester Utd të qetë siç bëmë, ta mbajmë portën e paprekur, ishte kënaqësi”,ka thënë Martinez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat